Site icon Telegrafi

Tre ligje me procedurë të shkurtuar në seancën e 21-të të Kuvendit të Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 21-të në rend dite të së cilës propozim-vendimi për dërgimin e një pjesëtari të URM-së në operacion paqësor “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë.

Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe propozim-ligjin për masat restriktive në lexim të parë, propozim-ligjet për ratifikimin e marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës për njohjen e përbashkët dhe zëvendësim i lejeve të qarkullimit dhe të marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për lirim të ndërsjellë nga vizat për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rend dite të seancës së 21-të janë edhe propozimi për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kontabilitet për buxhetet dhe shfrytëzuesit buxhetor në lexim të dytë, si dhe propozim ligjet për kryerje të buxhetit të Maqedonisë për vitin 2018, për plotësimin e Ligjit për falimentim, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin personale mbi të ardhurat, që të tre me procedurë të shkurtuar./Telegrafi/

Exit mobile version