Site icon Telegrafi

Tre komisione të rëndësishme do të mbajnë mbledhje në Kuvendin e Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë sot tre komisione të rëndësishme do të mbajnë mbledhje për të diskutuar ligje dhe propozim ligje që duhet të shkojnë në Kuvend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në rend të ditës do të jenë komisione që janë jetike për funksionimin e shteti dhe politikës në vend.

Komisioni për financim do të diskutojë për gjendjen me ribalancin e buxhetit të shteti.

Komisioni për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndëretnike do të diskutojë për tema që kanë lidhje me politikën aktuale në vend dhe për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Komisioni i ligjeve dhe drejtësisë do të diskutojë për ligjin për Avokatin e popullit dhe për ligjin për gjykatat, leximin e dytë e kanë në rend dite./Telegrafi/

Exit mobile version