Telegrafi

Tre klinika të Shkupit me drejtorë të rinj

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka njoftuar publikun dhe pacientët se në tre klinika të Qendrës së Klinikave në Shkup tanimë kanë drejtorë të rinj, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Klinikën universitare për kardiologji për drejtor është emëruar Zhan Zimbakov, në vend të Bekim Poçestës.

Në Klinikën universitare për sëmundje të syrit është emëruar si drejtor Hristijan Duma, në vend të Bekim Tateshit.

Si ushtrues detyre drejtor i Klinikës për stomatologji është emëruar Amela Cana, në vend të Agim Karait.

Kujtojmë se kuadrot e zavendësuar janë nga Aleanca për shqiptarët, pas daljes së tyre nga Qeveria e Maqedonisë. /Telegrafi/