Site icon Telegrafi

Tre javë pas tragjedisë që tronditi botën, trupi i pajetë i Liam Payne i dorëzohet familjes së tij për t’u dërguar në Britani

Trupi i pajetë i Liam Payne iu dorëzua familjes së tij të mërkurën, për t’u dërguar me aeroplan në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo u konfirmua nga prokurori publik përgjegjës për rastin e tij, shkruan BBC.

Këngëtari vdiq tre javë më parë, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.

Lexo po ashtu Vdekja tragjike e Liam Payne, flet ish-truproja i tij shqiptar: Ishte viktimë e industrisë së muzikës

Sipas autopsisë, 31-vjeçari kishte pësuar gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme dhe lëndime të shumta traumatike të marra si pasojë e rënies.

Trupi i tij ishte mbajtur në Argjentinë për t’u kryer testet e mëtejshme toksikologjike dhe laboratorike. Derisa vetëm tani trupi i pajetë iu dorëzua familjes së tij të mërkurën, tha prokurori publik Andres Madrea për BBC.

Payne ishte njëri nga emrat më të njohur në pop, pas famës që mori me grupin e njohur One Direction. /Telegrafi/

Exit mobile version