Paris Saint-Germain dëshiron trajner të ri, ndërsa në listë janë Antonio Conte, Carlo Ancelotti dhe Max Allegri.
Të tre italianët janë në krye të listës si zëvendësues të Unai Emery.
PSG dëshiron që të bëjë ndryshime në bankë pasi që kanë dëshiruar të kalojnë në çerekfinale.
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, i Juventusit, Max Allegri, por edhe ish trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, shihen si kryesorët.
Radio Monte Carlo njërën nga këta e sheh si pasardhës në Parc des Princes.
Në listë janë edhe Thomas Tuchel dhe Luis Enrique, që nuk janë në punë dhe po kërkojnë kontratë të re.
Lista nuk mbyllet këtu pasi edhe emra si Diego Simeone i Atletico Madridit, Sergio Conceicao i Portos, por edhe Jose Mourinho i Manchester United./Telegrafi/