Telegrafi

Tre ish-trajnerë janë në garë për tu kthyer në Chelsea, Ancelotti në krye të listës

Carlo Ancelotti mund të kthehet te Chelsea, nëse do të largohet nga Real Madrid-i në fund të sezonit, duke iu shtuar listës ku bëjnë pjesë edhe Antonio Conte dhe Jose Mourinho.

Chelsea e ka në krye të skuadrës përkohësisht Frank Lampardin që dikur kishte punuar në këtë klub.

Fillimisht me Chelsean i lidhur, Jose Mourinho dhe Antonio Conte, ndërsa tani në listë është edhe Carlo Ancelotti.

Që të tre kanë punuar më parë në klub, madje secili e ka fituar edhe titullin e kampionit në Angli.

E ardhmja e Ancelotti pritet të vendoset pas Ligës së Kampionëve, por në rast të largimit nga “Los Blancos”, janë  “Blutë e Londrës” që e duan. /Telegrafi/