Site icon Telegrafi

Tre inxhinierë që firmosën për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, janë pa licencë

Tre prej inxhinierëve që kanë firmosur raportin e vlerësimit të godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, që u përdor nga qeveria si pretekst për ta shembur atë, janë të palicencuar.

Kjo informatë del në pah nga një hulumtim i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“KLSH-ja konstaton në përfundim të auditimit se Instituti i Ndërtimit nuk disponon asnjë laborator tekniko-shkencor dhe kjo ka sjellë në dhënien e oponencave jocilësore, duke e kthyer këtë institucion në një zyrë të thjeshtë punësimi”, shton Aleanca në një reagim. “Vlerësimi i teatrit, i firmosur nga këta tre inxhinierë ishte pikërisht dokumenti i cili solli më pas një zinxhir dokumentesh teknike dhe ligjore, duke bërë të mundur edhe miratimin e ligjit famëkeq ‘Fusha’ më 5 korrik të po atij viti”.

Exit mobile version