Telegrafi

Tre Hip-Hop artisë shqiptarë në festivalin zviceran ku do të perfomojë Eminem dhe French Montana

Sukseset e këngëtarëve shqiptarë nuk kanë të ndalur në rrafshin ndërkombëtar.

Në një prej festivaleve më të njohura muzikore ndërkombëtare, që do të mbahet në Frauenfeld të Zvicrës, do të perfomojnë edhe tre këngëtarë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Action Bronson, i njohur më mirë si Arian Asllani si dhe Gashin, i cili së fundi ka mbajtur disa koncerte anembanë botës.

Nuk do të mungojë edhe artisti G4shi, i cili javë më parë publikoi këngën “Used to be”.

Gjithashtu do të perfomojë edhe këngëtari i ri shqiptar, i cili po bën karrierë në shtetin zviceran, Dardani.

Hip Hop festivali veror “Openair Frauenfeld 2018” zhvillohet nga data 5 deri në 7 korrik, ku për 3 ditë reperat më të njohur në botë do të performojnë “live”.

Mesin e shumë artistëve do të jenë edhe emra të njohur si Eminem dhe French Montana.

Ndryshe, 45 këngëtarë do të ngjiten në skenën e këtij festivali, i cili mbahet çdo vit në të njëjtën kohë. /Telegrafi/