Site icon Telegrafi

Tre heronjtë, qentë e racës labrador shpëtuan tetë fëmijë që i kishin marrë me vete rrymat e detit në Itali

Tri familje me tetë fëmijë që rrymat e detit dhe dallgët e mëdha i tërhoqën qindra metra larg brigjeve, janë shpëtuar nga tre qentë e dresuar.

Në jug të qytetit të Romës, në vendin turistik Sperlonga, pushuesit ishin në ujë në dyshekët me ajër dhe dërrasat për “surf”, kur rrymat e detit dhe dallgët e mëdha i tërhoqën larg brigjeve – duke mos pasur gjasa të kthehen të sigurtë në plazh, transmeton Telegrafi.

E pasi që kërkuan ndihmë, u shpëtuan nga qentë e trajnuar – labradorët që disa herë notuan nga brigjet e deri të pushuesit për t’i ndihmuar të dalin të sigurt nga uji.

Kryetari i Sperlongas, Armando Kusani, ka thënë se ky veprim konfirmon se vendimi i autoriteteve lokale që për shpëtimin e njerëzve në det të angazhoj qentë – ishte vendim i drejtë.

Operacioni i shpëtimit ka zgjatur gjysmë ore, e nga brigjet këtë dramë në det e kanë vëzhguar mbi 400 persona, që në fund duartrokitën dhe përshëndetën të gjithë qentë. /Telegrafi/

Exit mobile version