Telegrafi

Tre “guximtarë” rrezikuan jetën e tyre për të hipur në një vinç, në ndërtesën rreth 250 metra të lartë në Australi

Një kërkim është duke u zhvilluar për të gjetur tre “guximtarë” që rrezikuan jetën e tyre për të hipur në një vinç të lartë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të rinjtë filmuan veten duke u varur nga lartësi të rrezikshme mbi një vinç jashtë një kantieri ndërtimi të lartë në Australi.

Pamjet e marifetit sfidues të vdekjes të postuara në mediat sociale dhe YouTube tregojnë disa që ngjiten në vinçin e përshkruar si më i gjati në Bregun e Artë pak para perëndimit të diellit, ndërsa vëzhgojnë hapësirën poshtë tyre.

Meriton Suites Surfers Paradise është rreth 250 metra e lartë.

Si pasojë, një hetim policor për ngjarjen ka nisur dhe burrat në video mund të përballen me gjoba deri në 3000 dollarë ose një vit pas hekurave.

E vendasit janë shprehur të shokuar nga pamjet.

“Shume e frikshme. Nuk e di pse do ta bënit këtë, por mendoj se njerëzit i ndjejnë emocionet e tyre në mënyra të ndryshme”, tha një banor. /Telegrafi/