Kosova gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Danimarkën në stadiumin prishtinas Fadil Vokrri.
Dyja reprezentacionet do të takohen për herë të parë në ndonjë miqësore apo zyrtare dhe pritet një spektakël i vërtetë në kryeqytetin kosovar.
Tashmë janë përcaktuar edhe gjyqtarët e ndeshjeve, të cilët vijnë nga shteti turk dhe një nga Kosova.
Ali Palabiyik do të jetë gjyqtari kryesor i takimit gjersa ndihmës është Serkan Olguncan dhe Cevdet Komurcuoglu.
Gjyqtari i katërt do të jetë Besfort Kasumi, i cili ka thirrje ndërkombëtare të UEFA-s dhe ka qenë ndarë drejtësinë në disa ndeshje ndërkombëtare.
Ndryshe, ndeshja mes “Dardanëve” dhe skandinavëve pritet të startojë në ora 19:00 në Prishtinë. /Telegrafi/