Site icon Telegrafi

Tre gjigantë anglezë po luftojnë për Declan Rice, ai vlerësohet nga West Ham plotë 120 milionë euro

Arsenali, Chelsea dhe Manchester United po bëjnë luftë të madhe për mesfushorin anglez Declan Rice.

Manchester United është i fundit në serinë e klubeve të mëdha që i bashkohet garës për përfaqësuesin e Anglisë, i cili me siguri do të largohet nga West Ham dhe do të nënshkruajë për një klub të ri verën e ardhshme.

Në West Ham janë të vetëdijshëm se Rice dëshiron të largohet dhe se mund të arrijnë çmimin më të lartë, ku mediat britanike pretendojnë se do të arrijë deri në 120 milionë euro.

Deri më tani shanset më të mëdha i ka Arsenali, i cili ka shkuar më së shumti në negociatat me klubin e Rice, por problemi është rreth 20 milionë euro për të cilat nuk mund të bien dakord.

Lexo po ashtu Si mund të rreshtohet Arsenali nëse Granit Xhaka dhe Partey largohen - ndërsa transferohen tre yje

Daily Mail shkruan se Arsenali nuk dëshiron të humbasë para dhe aktualisht po punon për të ulur çmimin për Rice.

Megjithatë, kjo shumë nuk është problem për Manchester Unitedin dhe Chelsean, por Rice dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Chelsea nuk arriti të kualifikohej dhe ka shumë pak mundësi që Rice të përfundojë në Stamford Bridge, ndërsa Erik Ten Hag po punon për të forcuar një mesfushë ku në plan është edhe Mason Mount.

Lexo po ashtu Manchester Unitedi i gatshëm të largojë 13 lojtarë në verë

Mount dhe Rice janë miq fëmijërie dhe kjo është një arsye tjetër pse Ten Hag i dëshiron të dy. /Telegrafi/

Exit mobile version