Si edhe herëve të tjera garuesja më e suksesshme ishte Rita Zeqiri, e cila i mbylli garat me dy medalje të fituara. Zeqiri është stolisur me medalje të artë në disiplinën 400 metra miks, ndërsa atë të argjendtë në 800 metra krol, në grupmoshat e lindura në vitin 1996.
Flaka Pruthi ndërkohë e ka marrë medaljen e bronztë në 100 metra shpinë (grupmoshat 1990/2000), derisa Melisa Zhdrella e ka rrëmbyer pozitën e dytë dhe medaljen e argjendtë në 50 metra bretkosë (grupmosha 1999/2000). Me këto suksese noti kosovar ka fituar edhe një vlerësim ndërkombëtare në një konkurrencë rajonale, por edhe më gjerë.
Në këtë turne kanë marrë pjesë afro 350 garuese nga shumë shtete të ndryshme evropiane, si Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i zi, Britania e Madhe, Bullgaria dhe Kosova. /Zëri/Telegrafi/