Kosova do të luajë edhe ndeshjen e pestë zyrtare në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.
Dalëngadalë po i afrohemi orës 20:45, kur do të zhvillohet takimi në stadiumin e Shkodrës ‘Loro Boriçi’.
Po fanellave që janë përcaktuar se me cilat do të paraqitet Kosova, kanë ndodhur edhe disa ndryshime sa i përket numrave që do të bartin lojtarët.
Në fakt, FIFA i lejoi sulmuesit anësor Donis Avdijajt të luajë kundër Islandës dhe kjo ka bërë që të ketë disa ndryshime në numrat e fanellave.
Telegrafi ka mësuar se Avdijaj do të bart numrin 11 të Herolind Shalës, i cili tani do të mbajë mbi supet numrin 6 ndërsa Arbër Zeneli do të paraqitet me numrin 13 nga 10 që e kishte më parë.
Ndryshe, takimi do të filloi në ora 20:45 dhe shkallët e stadiumit pritet të mbushet me tifozë. /Telegrafi/