Site icon Telegrafi

Tre futbollistë të Bayernit fyen gjyqtarin pas ndeshjes, intervenoi policia

Getty Images

Real Madridi fitoi në kohën shtesë 4-2 ndaj Bayern Munichut dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje kishte shumë momente për t’u diskutuar pasi gjyqtari Viktor Kassai bëri disa gabime në referim.

Lexo po ashtu Gerard Pique rrënoi internetin me postimin e tij në Twitter në momentin kur Reali barazoi rezultatin ndaj Bayernit në 2-2 (Foto)

Futbollistët e klubit gjerman ishin shumë të nervozuar nga ato pasi besojnë se kanë ndikuar në eliminimin e  tyre.

Gazetari i Marcas, Jose Luis Sanchez‏, i cili ishte në stadiumin Santiago Bernabeu, ka zbuluar se Vidal, Thiago Alcantara dhe Robert Lewandowski dhe kanë nga dhoma e zhveshjes së klubit bavarez dhe kanë fyer gjyqtarin kryesor.

Gjërat kishin shkuar aq larg sa është dashur edhe intervenimi i policisë të ndalojë treshen e lartpërmendur që situata mos të eskalojë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Legjendat e futbollit kritikojnë ashpër Kassain
Exit mobile version