Ka përfunduar java e tetë në elitën e futbollit kosovar me disa rezultate befasuese.
Heroi i Trepçës ’89, John John që shënoi dy gola ndaj Prishtinës ka dalë në krye të golashënuesve në elitën e futbollit kosovar.
John John ka shënuar deri më tani shtatë gola, aq sa ka edhe mesfushori i Besës, Qemail Elshani si dhe sulmuesi i Drenicës, Granit Arifaj. /Telegrafi/
Emërorja e shënuesve
7 gola
Qemail Elshani (Besa), Granit Arifaj (Drenica), John John (Trepça ’89).
5 gola
Shkumbim Salihu (Ferizaj),
4 gola
Fiton Hajdari (Trepça ’89), Florim Bërbatovci (Llapi)
3 gola
Behar Maliqi (Feronikeli), Hasan Hyseni (Trepça), Betim Haxhimusa, Isa Eminhaziri (Gjilani), Xhevdet Shabani (Besa), Visar Berisha (Liria)