Arsenal dhe Paris Saint-Germain do të takohen sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Gazeta e përditshme britanike “The Telegraph” ka publikuar tashmë tre formacionet e mundshme të skuadrës së drejtuar prej Arsene Wengerit.
Varësisht prej modulit të lojës, mesfushori shqiptar Granit Xhaka, dy prej tre formacioneve ka gjetur vend në ekipin e parë, transmeton Telegrafi.
Ndryshe prej Xhakës, Shkodran Mustafi është i padiskutueshëm në fazën mbrojtëse të Gunnersave.
Kujtojmë se takimi mes Arsenalit dhe PSG-së zhvillohet në stadiumin londinez “The Emirates” dhe fillon në ora 20:45. /Telegrafi/