Telegrafi

Tre fitues në lotarinë amerikane – ja nga sa fituan fatlumët

Ka së paku tri tiketa fituese për xhekpotin e Powerball, të cilat janë shitur në Llos Angjelles, Tenesi dhe Florida, kanë thënë zyrtarë të lotarisë.

Fituesit mund të tërheqin fitimet e tyre në pagesa vjetore për 29 vjet, ose të zgjedhin ndarjen e shumës prej 930 milionë dollarësh.

Qeveria po ashtu do të marrë një pjesë të madhe me taksën federale të fituesve prej 39.6%, plus çdo taksë që shtetet e fituesve mund të vendosin.