Pas fitores ndaj Genoas, Sassuolos, skuadra e Interit ka fituar edhe ndaj Lazios me rezultat 3-0.
Vendasit ishin më të mirë, posaçërisht në pjesën e dytë ku e filluan furishëm.
Pjesa e parë ishte me pak raste dhe rasti më i mirë ishte nga Felipe Anderson në minutën e 26-të.
E dyta filloi me rastin e Mauro Icardit në minutën e 53-të, pas një minute shënoi Ever banesa nga distanca, kurse Icardi shënoi golin e parë personal në këtë takim në minutën e 56-të.
Sulmuesi argjentinas nuk u ndal dhe shënoi edhe një herë në minutën e 65-të dhe ky ishte goli i 14-të në kampionat atë.
Pas kësaj fitore Interi renditet në vendin e shtatë me 30 pikë, kurse Lazio në pozitën e katër me 34 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano është ndaj Udineses, kurse ajo nga kryeqyteti italian luan ndaj Crotons. /Telegrafi/
https://twitter.com/Alessia_Nov/status/811677873245487104?ref_src=twsrc%5Etfw
https://twitter.com/AndreaBallerini/status/811678398619721728?ref_src=twsrc%5Etfw
https://twitter.com/maurocossu90/status/811680816988377088?ref_src=twsrc%5Etfw