Disa pamje të publikuara tregojnë tre fëmijë të cilët duket se nuk njohin frikën.
Dhe kjo së paku mund të thuhet për “frikën nga rrëshqitja në borë”.
Siç bëhet e ditur, tre fëmijët – më i vogli vetëm njëvjeçar – janë super të talentuar në snowboard, përcjell Telegrafi.
Janë prindërit e tyre, Carolin dhe Patrick Schreiber që kanë qenë gjithmonë të dhënë pas borës – dhe padyshim që këtë e kanë trashëguar edhe tek tre fëmijët e tyre.
Familja, nga Gjermania, kthehen rregullisht në vendlindjen e Patrick në Kartitsch, Tirol, Austri, për të shfaqur aftësitë e tyre.
Lumi i vogël (që domethënë bora), shtatë vjeç, Martti, katër vjeç dhe Peppa, vetëm një, të gjithë posedojnë aftësi dhe talent të jashtëzakonshëm natyror. /Telegrafi/