Site icon Telegrafi

Tre fëmijë të plagosur në një sulm me thikë në Cyrih të Zvicrës

Tre fëmijë janë plagosur në një sulm me thikë që ndodhi teksa po shkonin për në kopshtin e fëmijëve në qytetin e Cyrihut, ka njoftuar policia zviceriane.

Tre djemtë pesëvjeçarë u dërguan në spital për plagët e marra, sipas njoftimit të policisë, me një të plagosur rëndë.

Një i dyshuar është arrestuar në lidhje me sulmin, për të cilin policia ende nuk ka dhënë një motiv, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Autoritetet e përshkruan atë si një shtetas kinez 23 vjeçar.

Siç raportohet, incidenti ka ndodhur në lagjen Oerlikon.

Fëmijët po shoqëroheshin nga një punonjëse e kopshtit, e cila thuhet se e kapi sulmuesin me ndihmën e një burri tjetër dhe e mbajti atë derisa mbërriti policia. /Telegrafi/

Exit mobile version