Në natën festive të ndërrimit të moteve disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të marra nga mjetet piroteknike.
Shefi i reanimimit në Klinikën Emergjente të QKUK-së Avdush Bajgora, ka përmendur disa raste të lëndimeve nga mjetet piroteknike.
“Kanë filluar të vijnë persona të lënduar si rezultat i përdorimit të mjeteve piroteknike. Një pacient ka pasur një lëndim jashtëzakonisht të rëndë sidomos në buzën e poshtme që i është çarë krejt buza. Kemi edhe persona të tjerë që kanë djegie të fytyrës dhe lëndime të tjera. Gjithsejtë janë 5-6 raste, mirëpo mund të ketë edhe të lënduar të tjerë. Në krahasim me vitet e tjera mund të themi është një numër më i vogël, sepse si duket njerëzit kanë filluar të vetëdijesohen”, theksoi Bajgora.
Ndryshe, rasti i aksidentit me fatalitet në Podujevë ka ndodhur në orën rreth 14:30.