Site icon Telegrafi

Tre fëmijë dhe tre gra, viktimë e tregtisë me njerëz në Maqedoni

Në Maqedoni vitin e kaluar gjashtë persona janë identifikuar si viktima të tregtisë me njerëz, derisa në shtetet fqinje janë identifikuar 100 deri 150 persona, tregojnë hetimet e fundit sipas të cilave numri i personave me të cilët tregtohet është më i madh nga ai zyrtar, kumtoi Shoqata për aksion kundër dhunës dhe tregtisë me njerëz “Porta e hapur”.

Numri më i madh i viktimave janë gra dhe fëmijë. Gjitha viktimat nga viti i kaluar në Maqedoni kanë qenë të gjinisë femërore, prej të cilava tre fëmijë dhe tre gra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pesë kanë qenë me shtetësi të Maqedonisë, ndërsa vetëm një person ka qenë me nënshtetësi të huaj. Pesë prej tyre janë keqpërdorur seksualisht dhe njëra është detyruar të martohet.

Shoqata për aksion kundër dhunës dhe tregtisë me njerëz “Porta e hapur” (La Strada), me qëllim që ta ngritë vetëdijen dhe të inkurajoj ata që hasin në këtë problem, organizon fushatë me të cilën mundohet ta aktualizojë çështjen e tregtisë me njerëz.

Fushata një mujore “Ç’farë shikon! Bëhu zëri i tyre” ka për qëllim publikun e gjerë dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të inkurajojë qytetarët që të kërkojnë këshilla, informacione dhe të raportojnë trafikimin e qenieve njerëzore./Telegrafi/

Exit mobile version