Telegrafi

Tre fëmijë ‘të pushtuar nga djajtë’ mund ‘të ecin nëpër mure dhe të flasin me të vdekurit’

Një nënë pretendoi se tre fëmijët e saj ishin të pushtuar nda djajtë.

Në vitin 2014, Latoya Ammons nga Indiana në SHBA, tha se i kishte parë ata të ngjiteshin në mure, të pluskojnë në ajër dhe të flisnin në zëra të ndryshëm.

Megjithatë, nuk ishte vetëm Ammons e cila besonte se ata ishin të pushtuar, përcjell Telegrafi.

Raportet shtetërore theksojnë se profesionistët mjekësor, policia dhe njerëz nga jashtë familjes gjithashtu ishin dëshmitar të këtyre momenteve.

Zyrtari më i lartë i policisë së asaj zone, Kapiteni i Policisë në Gary, Charles Austin, i cili ka 35 vite përvojë pune, tha se edhe ai ishte bindur nga kjo histori.

Sipas gazetës lokale Indianapolis Star, ai e përshkroi veten si një “besimtar” i këtyre dukurive pasi e vizitoi shtëpinë dhe e intervistoi zonjën Ammons dhe familjen e saj, raporton The Mirror.

Dokumentet zyrtare të shtetit të Indiana-së mbështeten pretendimet e tyre, dhe në vitin 2012 psikologët deklaruan se ata e panë fëmijën 9 vjeçar duke “folur në zëra të ndryshëm dhe të thellë” dhe duke “ecur prapa lart murit”.

“Ai u rrokullis dhe u kthye përsëri në këmbë”, shtuan ata në raportin e tyre.

Raportet gjithashtu e kanë përshkruar në detaje kur fëmija tjetër 7 vjeçar u ngjit në mure, dhe kur vajza 12 vjeçare kishte kërkuar që t’i qepnin kokën pas një sulmi ndaj saj. /Telegrafi/