Site icon Telegrafi

Tre emrat që janë bërë hije e Ernesto Valverdes – klubi po e vlerëson shkarkimin e trajnerit

Humbja ndaj Levantes në fundjavë në La Liga dhe barazimi në mesjavë në Ligës e Kampionëve ndaj Slavias së Pragës, janë një sinjal i qartë për Barcelonën dhe Ernesto Valverden.

Në rast se situata nuk do të ndryshojë duke filluar që nga ndeshja e ardhshme, trajneri i Barçës rrezikon shkarkimin nga presidenti Josep Maria Bartomeu.

Ky i fundit ka menduar edhe për pasardhësit, ku tre emra janë në listën e tij.

Bëhet fjalë për trajnerin aktual të Holandës, Ronald Koeman i cili ka dhe një klauzolë që nëse Barcelona e kërkon, ai mund të largohet nga kombëtarja.

Tjetër i pëqlyer është  dhe trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, i cili në vitet e fundit i ka befasuar të gjithë me futbollin e bukur dhe sulmues.

Opsion i fundit, por jo nga rëndësia është ai i argjentinasit, Marcelo Gallardo.

Ky i fundit gjatë këtyre viteve të fundit ka udhëhequr River Platen drejt sukseseve të mëdha sidomos në Copa Libertadores, ku në vitin e shkuar e ka fituar, ndërsa këtë vit është në finale. /Telegrafi/

Exit mobile version