Site icon Telegrafi

Tre emra për portën e Juventusit

Kampioni aktual i Italisë, Juventus është në kërkim të një portieri të ri.

‘Zonja e Vjetër’, pritet të mbetet pa brazilianin Neto, i cili ka paralajmëruar largimin nga Torino.

Neto nuk është i kënaqur me situatën e tij në klub dhe dëshiron një eksperiencë të re.

Ndërkohë Juventus nuk është duke qëndruar duarkryq dhe tani ka filluar të mendojë për zëvendësimin e tij.

Për ta zëvendësuar Neton janë në garë tre emra të portierëve dy nga të cilët janë italianët, Federico Marchetti dhe Salvatore Sirigu ndërsa opsioni i tretë mbetet kolumbiani David Ospina. /Telegrafi/

Exit mobile version