Telegrafi

Tre drejtorë, një avokat dhe një anëtar i stafit teknik të Interit rezultojnë pozitiv me COVID-19

(Foto: Instagram/beppe__marotta)

Interi ka njoftuar se Giuseppe Marotta, Alessandro Antonello dhe Piero Ausiolio, kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Në një njoftim zyrtar, klubi a konfirmuar se në listën e të infektuarve është edhe një avokat dhe një pjesëtar i stafit teknik, të cilit nuk ia kanë treguar identitetin.

“Pas realizimit të testeve, Interi bën të ditur se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dy drejtorët menaxhues, Alessandro Antonelli dhe Giuseppe Marotta, drejtori sportiv Piero Ausilio, avokati i klubit Angelo Capellini dhe një anëtar i stafit teknik”.

“Të gjithë menaxherët dhe i gjithi grupi ekipor do të ndjekë procedurat e bazuara në protokollin shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Interit.

Ndryshe, Genoa është kundërshtari i ardhshëm i Interit në Serie A, në takimin që zhvillohet të dielën. /Telegrafi/