Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në datat 12, 13 dhe 14.06.2024 (e mërkurë, e enjte dhe e premte), do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni në Shkup.
Kjo për shkak të mbajtjes së takimit ministror në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL) dhe Samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive në kuadër të procesit të bashkëpunimit për Evropën Juglindore.
“SPB Shkup – Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën më të gjerë qendrore të Qytetit të Shkupit. SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë”, thonë nga MPB Maqedoni.