Site icon Telegrafi

Tre ditë pa celularë, sfida me të cilën po përballen 450 nxënës të shkollave të mesme në Itali (Foto)

Të heqësh dorë në mënyrë vullnetare për tre ditë nga celulari; 72 orë pa biseduar, pa postuar foto në Instagram dhe pa shfletuar në murin e Facebook.

Kjo është sfida që u është dhënë nxënësve të shkollave të mesme të Vignola, Pavullo dhe Castelnuovo, në zonën e Modenese në Itali.

Gjithësej kësaj sfide i janë bashkuar 450 të rinj. Çudia ishte se disa prindër refuzuan që fëmijët e tyre ti bashkohen këtij eksperimenti sepse nuk mund t’i kontaktonin.

Telefonat celularë të djemve që morën pjesë në iniciativën të quajtur “Challenge4me”, u vendosën në zarfe letre të posaçme.

Hapja e tyre nuk mund të bëhet pa dëmtuar vulën e zarfit, çka do të dekretonte automatikisht “humbjen”.

Para sfidës, adoleshentët iu përgjigjën një pyetësori mbi motivet që i nxitën të merrnin pjesë, pastaj në një test të dytë ata do të përballen me pyetjen se si po përjetojnë përvojën dhe në fund do të pyeten se si shkoi e gjithë përvoja. /oranews/

 

Exit mobile version