Site icon Telegrafi

Tre ditë fsheh bundën në brekë

Bunda e shtrenjtë është vjedhur nga një dyqan në Minnesota, që e vërejtën të punësuarit dhe shpejtë e lajmëruan policinë. Kur arriti patrulla, e lutën hajneshën që ta pranonte krimin, por ajo vetëm qeshi bile në një moment ngriti edhe fustanin për të treguar se “nuk fsheh asgjë”.

Kur punëtorët e dyqanit numëruan bundat e shtrenjta në lokal vërejtën se mungonte njëra, mu ajo që Stephanie kishte kërkuar ta shihte, edhe më tutje mungonte, policia u detyrua që këtë amerikane trashaluqe ta fuste në paraburgim.

Aty kaloi tërë vikendin, duke pritur që të dilte para gjykatës dhe të përgjigjej për akuzat e pronarit të dyqanit. Qëndroi e mbyllur në qeli dy ditë, ndërsa më pas, në ditën kur e dërguan në gjykatë, para policisë ngriti fustanin dhe nxori bundën nga brekët ku kishte arritur ta fshihte.

“Tha se më nuk dëshiron ta ketë dhe e nxori jashtë”, tha njëri prej policëve dhe shtoi se Stephanie peshon 120 kilogramë dhe për këtë arsye ata nuk kishin menduar se “shtresa rreth barkut dhe në prapanicë” në të vërtetë ishte bunda e futur nën të brendshmet. /Telegrafi/

Exit mobile version