Kjo pasi Sigal Prishtina në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike, ka organizuar turne të basketbollit në të cilën përveç saj do të marrin pjesë edhe dy skuadra nga Turqia, Trabzonspor e Aliaga, si dhe Liria nga Maqedonia. Është ky edhe një test për të zgjedhurit e turkut Cabadak para garave të edicionit të ri.
“Është një turne i rëndësishëm për ne pasi janë të mirëseardhura këto ndeshje para fillimit të kampionatit dhe Ligës Ballkanike. Jemi përgatitur maksimalisht, që të paraqitemi sa më mirë në këtë turne.
Besoj që gabimet që i kemi bërë me Pejën në Superkupë, do t’i evitojmë në këto tri ndeshje. Kundërshtarët nuk i njohim përveç Lirisë që e kemi mposhtur në një ndeshje miqësore dhe i njohim lojtarët e tyre”, tha Fisnik Rugova, i cili ishte ndër më të dalluarit në radhët e Sigal Prishtinës në ndeshjet kundër Besiktasit dhe Pejës. /Zëri/Telegrafi/
Orari i ndeshjeve
E martë
17:45 Trabzonspor – Liria
20:00 Sigal Prishtina – Aliaga
E mërkurë
17:45 Aliaga – Trabzonspor
20:00 Sigal Prishtina – Liria
E enjte
17:45 Liria – Aliaga
20:00 Sigal Prishtina – Trabzonspor