Gjatë ditës së djeshme tre dibranë nuk kanë respektuar orën policore.
“Gjatë ditës së djeshme gjatë zbatimit të masave për kufizim të lëvizjes dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e coronavirusit, në territorin që përfshin Reparti i Punëve të Brendshme nga Dibra, tre persona nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje”, tha zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se ata janë arrestuar dhe ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime penale dhe se në të njëjtën periudhë nuk është evidentuar asnjë shkelje e rendit dhe qetësisë publike, aksidente apo vjedhje./Telegrafi/