Byroja vendosi përjashtimin nga komisionet dhe seancat plenare për 15 ditë, duke filluar nga 14 shkurti të deputetëve: Paulin Sterkaj, Armando Prenga dhe Saimir Tahiri pas përplasjeve dhe sherreve të së enjtes në parlament.
Burime nga parlamenti thonë se byroja është e vendosur për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar funksionimin normal të parlamentit. /Telegrafi/