Site icon Telegrafi

Tre dekanë kanë reaguar ndaj akuzave të Komisionit për Antikorrupsion të Maqedonisë

Tre dekan kanë reaguar ndaj pohimeve të Komisionit për Antikorrupsion, për mos dorëzimit të listave anketuese të patundshmërisë për të cilat janë ngritur padi penale.

Dekani i fakultetit të pyjeve, Kiril Sotirovski, konfirmoi se, listën e anketave e ka dorëzuar më 2 dhjetor të vitit 2016, gjashtë muaj pas emërimit të tij si dekan i fakultetit. Ka reaguar edhe dekanja e fakultetit të artit muzikor, Dimitrie Buzharovski e cila në këtë pozicion është emëruar më 11 shkurt të vitit 2019 dhe se ende nuk ka kaluar afati prej 30 ditëve për dorëzimin e listës së anketave. Dje ka reaguar edhe dekani i fakultetit stomatologjik, Kiro Ivanovski, i cili paraqiti dëshmo, se ka dorëzuar listën e anketave, prej të cilave të fundit e ka dorëzuar më 13 dhjetor 2017.

Zyrtarët e antikorrupsionit nuk ndjehen fajtorë për këto akuza, por ata njoftuan se akuzat për kundërvajtje do të priten derisa të vërtetohet se kush ka të drejtë.

Lexo po ashtu Procedurë kundërvajtje për 28 dekanë në UKM, paralajmërohen kontrolle edhe në universitete tjera

Komisioni për Antikorrupsion dje paraqitën procedura për kundërvajtje për 28 dekanë të Universitetit “Kiril dhe Metodi” për mosdorëzimin e listave anketuese./Telegrafi/

Exit mobile version