Site icon Telegrafi

Burrat rrahin në mënyrën më brutale të mundshme një nënë dhe djalin e saj – i godasin me karrige të hekurta në kokë (Video, +18)

Një nënë dhe djali i saj adoleshent, janë rrahur në mënyrën më brutale të mundshme nga një grup burrash të cilët vazhdimisht i godisnin me karrige të hekurta në kokë – e gjithë kjo ndodhi pas një mosmarrëveshje në një kënd të lodrave.

Tre burra nuk hezituan të sulmojnë gruan e pambrojtur dhe djalin e saj, pasi fëmijët e sulmuesve dhe të viktimës kishin pasur një mosmarrëveshje në këndin e lodrave, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e sulmit, kjo grua ka mbetur me bri të thyer, derisa djali i saj 13-vjeç është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

E gjithë ngjarja filloi, kur vajza e vogël e gruas së sulmuar po luante në këndin e lodrave në një qendër tregtare në Tieling në provincën kineze Liaoning.

Ajo ishte grindur me një djalë, babanë e saj dhe dy burra tjera, të cilët me sa duket ishin miq apo anëtarë të një familje – ndërsa kur nëna e saj u afrua bëri gjithçka që ta qetësoi situatën.

Por, kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ata e sulmojnë me karrige të hekurta, derisa ajo po mundohej ta mbronte të birin që e pësoi edhe më keq.

Ata përveç që i godisnin me shkelma e grushta, nuk kursenin edhe mjetet e tjera të forta, ndërkaq kalimtarët e rastit as që ndërhynin për ta qetësuar situatën. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=tkKl92Mylvo

Exit mobile version