Të shtunën në mbrëmje në Regensburg të Gjermanisë është mbajtur një mbrëmje e boksit profesionist ku në ring janë paraqitur hiqmë pak se tre boksier shqiptar. Edhe më i veçantë është fakti se të gjithë kanë shënuar fitore.
Në peshën e rëndë, Bekim Pagga (Pergega) ka mposhtur me pikë boshnjakun, Elvir Behluloviç. Boksieri shqiptar në moshën 42 vjeçare shënoi fitore me pikë pas 6 rundeve. Ai deri më tani ka 4 fitore dhe po aq humbje.
Erzen Rrustemi në peshën “cruiser” shënoi fitoren e katërt me nokaut ndaj Josip Jalushiç në rundin e dytë.
Fitore me nokaut në mënyrë më efektive shënoi edhe Denis Dauti në duelin e peshës velter ndaj Viktor Semlitsch. Dauti regjistroi vetëm fitoren e dytë në profesionizëm. /Sporti1 /Telegrafi/