Telegrafi

Tre banka të mëdha investojnë afër 25 miliardë euro në Evropën Lindore

Paratë në periudhë prej dy viteve do të dedikohen për banka dhe ndërmarrje me qëllim që t’iu ndihmohet për ta tejkaluar krizën ekonomike.

"Kreditorët kryesorë multinacional dhe investitorët në Evropën Qendrore dhe Lindore – BERZH, BIE dhe BB angazhohen të investojnë deri 24.5 miliardë euro, që t’i mbështesin sektorët financiarë në këtë rajon dhe të financojnë kredi për kompanitë, të prekura nga kriza ekonomike globale", theksohet në kumtesën e përbashkët të trija institucioneve.

Në kuadër të kësaj pakoje të përbashkët, BERZH-i do të aprovojë deri 6 miliardë euro nën formën e investimeve dhe ndihmës tjetër financiare, BIE do të japë 11 miliardë euro si lehtësim financiarë për kompanitë e vogla dhe të mesme, ndërsa BB-ja rreth 7.5 miliardë euro nën forma të ndryshme.