Telegrafi

Tre autogola dhe një karton i kuq, a është ky debutimi më katastrofë në histori të futbollit? (Video)

Shane Duffy është futbollisti që ka debutuar në mënyrën më të keqe në histori të Championship.

Ai këtë vit ka nënshkruar me klubin e njohur anglez Blackburn Rovers, që bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Në ndeshjen e dytë të tij me Blackburnin ai arriti të shënoi dy gola, por në portën e tij. Sikur të mos mjaftonte kjo, Duffy u ndëshkua edhe me karton të kuq duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë, transmeton Telegrafi.

Ai edhe një ndeshje më herët kishte shënuar një autogol ndaj Wigan Athletic.

Mbrojtësi është në krye të listës së shënuesve, por problemi qëndron se ai gjendet në anën e gabuar. /Telegrafi/