Një astronaut amerikan dhe dy kozmonautë rusë, pritet që sot të kthehen në Tokë, pas 173 ditësh të kaluara në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.
Komandanti i SHBA-së, Shane Kimbrough, rusët Andrei Borisenko dhe Sergei Ryzhikov, janë duke u përgatitur të ulen sot në Kazakistan.
Astronautja Peggy Whitson sot ka marrë komandën nga Kimbrough të Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë. /Rel/