Mënyra tjetër që të bëni një hap para është të kujdeseni se çka hani. Gjatë prezantimit të sugjerimeve lidhur me ushqimet që ndihmojnë zemrën nga fondacioni ndërkombëtar për problemet e zemrës, thuhet se tre ushqime janë kyçe në këtë drejtim.
E para është çokollata e zezë, e cila redukton rreziqet e problemeve kardiovaskulare si dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut, duke pakësuar rastet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.
Një lajm i mirë vjen edhe për të apasionuarit për kafenë, pasi thuhet se rreziku nuk shtohet aspak nga konsumimi i kësaj pije, por se rreziku i diabetit reduktohet në mënyrë të ndjeshme.
Gjithashtu ndër produktet ushqimore që ndihmon në forcimin e zemrës është edhe vaji i ullirit i cili redukton dukshëm problemet në koronare. /Telegrafi/