Site icon Telegrafi

Tre artikuj të cilët janë burim i shkëlqyeshëm i kalciumit: Asnjëri prej tyre nuk është qumështi

Kalciumi është mineral jashtëzakonisht i rëndësishëm të cilin e kërkon trupi ynë

Është kyç për shëndetin e eshtrave, dhëmbëve, sistemit nervor, kontraktimin e muskujve dhe kontrollon ngjizjen e gjakut, transmeton Telegrafi.

Doza ditore e kalciumit për të rriturit është 1.000 mg, ndërsa 1.200 mg për personat mbi moshën 50-vjeçare, kurse për fëmijët e moshës midis 4 dhe 18 vjeç rekomandohen 1.300 mg.

Burimi kryesor i kalciumit në ushqim janë produktet e qumështit. Mirëpo për shkak të jotolerancës së laktozës, problemit me tretjen dhe zorrët apo zgjedhjes së mënyrës vegane të ushqimit, shumica e njerëzve shmangin konsumimin e produkteve të qumështit.

Atëherë si t’i sigurojmë trupit sasi të mjaftueshme kalciumi?

Kalciumi mund të gjendet edhe në ushqimin me prejardhje bimore…

1. Perime të gjelbra

Perimet me fletë ngjyrë të gjelbër në të errët siç janë kale dhe spinaqi që përmbajnë prej 84 deri në 142 mg kalcium në 70 deri 95 g perime të ziera.

Me shtimin e perimeve të gjelbra në smoothie, me përgatitjen supës së gjelbër apo sallatës nga spinaqi i freskët apo kale do t’i ndihmojmë trupit tonë të sigurojë sasi të mjaftueshme kalciumi.

2. Produktet bimore qumështore

Produktet nga soja siç janë qumështi i sojës apo tofu, janë ndër burimet më të mira të kalciumit me prejardhje bimore dhe alternativë e shkëlqyeshme e produkteve qumështore. Gjysmë filxhani tofu do të sigurojë rreth 86 për qind kalcium, i cili i është i nevojshëm trupit tuaj në bazë ditore.

Këta artikuj gjithashtu janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave, vitaminave dhe mineraleve. Qumështi i sojës është alternativë e mirë e qumështit të vërtetë, andaj mund ta qitni në kafe, smoothie, shejk, çaj apo me të të përgatitni ëmbëlsira të shijshme vegane.

3. Frutat arrore dhe farërat si superushqim

Frutat arrore dhe farërat, posaçërisht bamjet dhe arrat braziliane janë burim i pasur i kalciumit. Farat chia plotësojnë rreth 18% të nevojave ditore për kalcium dhe konsiderohen ushqim super i shëndetshëm.

Konsumimi i rregullt i frutave arrore mund t’ju ndihmojë që të hiqni dorë nga shprehitë e këqija në ushqim, sepse janë alternativë e mirë për ushqimet e pashëndetshme kërcëlluese, ndihmojnë të eliminoni tepricën e kilogramëve, rregullojnë shtypjen e gjakut, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet metabolike siç është diabeti i tipit 2. /Telegrafi/

Burimi: Healthline, Familydoctor

Exit mobile version