Një eksperte ka zbuluar se si ajo përdor tre nga sendet shtëpiake në një mënyrë të re pasi të ketë mbaruar me to.
Përdoruesja e TikTok, Kate, e cila mund të gjendet në @my_plastic_free_home, ia kushton llogarinë e saj në rrjetet sociale shpërndarjes së këshillave të mira për ekosistemin dhe ideve për shtëpinë.
Në një nga postimet e saj të fundit, Kate tregoi se si ripërdor dhe riciklon getat, çorapet dhe mbajtëset e kartonit të tualetit.
Në mbishkrim, ajo shpjegoi: “[Këtu] tre gjëra që mund t’i ripërdorni në shtëpinë tuaj, për të cilat mund të mos i kishit menduar më parë”. Kate më pas vazhdoi të tregojë se si ajo i ripërdor secilin prej artikujve, duke u dhënë atyre një qëllim të ri në shtëpinë e saj”.
Fillimisht, ajo kapi një palë geta të vjetra dhe disa gërshërë, para se të thoshte: “Geta që nuk i vesh më? Kapni një palë gërshërë dhe prisni ato në shirita të ngushtë. Tani ju keni lidhëse flokësh”.
Kate më pas tha se jo vetëm që redukton përdorimin tuaj të plastikës, por gjithashtu do t’ju kursejë para në planin afatgjatë.
Ylli i rrjeteve sociale u tha ndjekësve të saj: “Ju mund t’i ripërdorni çorapet tuaja të vjetra duke i kthyer ato në pastrues pluhurash. Sinqerisht, nuk e di pse gjithsesi nuk bëhen të tilla. Është kaq e lehtë për të pastruar pluhurin duke i përdorur ato dhe është e shkëlqyeshme për të mbajtur larg pluhurin nga bimët tuaja gjithashtu”.
@my_plastic_free_home #ad 3 things that you can reuse around your home that uou might not have thought about before 💚🌿 AND if you didn’t already know, you can recycle and buy reconditioned iPhones from @giffgaffmobile@giffgaff 📱 – an excellent way to save on e-waste. you can also head over to giffgaff to find even more information about how to dispose of all of your e-waste the right way ♻️ #giffgaffmobile #sustainability #recycle #reuse #reducereuserecycle #reuserevolution #upcycle #recycle
Së fundi, Kate tregoi se si rrotullat e vjetra të tualetit bëjnë vazot e përsosura të fidanëve, në mënyrë që të mund të rritni bimën tuaj të zgjedhur në shtëpi. /Telegrafi/