Edhe pse lufta e Koresë përfundoi me një armëpushim në vitin 1953, Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut teknikisht janë ende në luftë, shkruan scout.com.
Tensionet mes këtyre dy vende çdo ditë janë duke u rritur, kurse retorika e ashpër nuk po ndryshon as në relacionin Phenian-Washington, transmeton Telegrafi.
Që kurë presidenti i ri amerikan Donald Trump ka ardhur në krye të Shtëpisë së Bardhë, raportet mes këtyre dy vendeve janë përkeqësuar dhe e gjithë bota është duke u frikësuar se mund të vjen deri te një luftë mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.
Por, edhe nëse vjen deri te kjo luftë, pasojat do të ishin të mëdha pasi Koreja e Veriut pretendon se posedon armë të fuqishme me të cilat do të mund t’i përgjigjej sulmeve të Shteteve të Bashkuara.
Përveç armëve kimike, artilerisë së fuqishme dhe forcat speciale, këto janë tri armët vdekjeprurëse të Koresë Veriore, me të cilat shpreson të sulmojë Shtetet e Bashkuara.
Sulmet kibernetike
Ushtria e Koresë së Veriut është e aftë të kryej edhe sulme kibernetike – që janë të rëndësishme si mjete asimetrike për të kompensuar shumë dobësi konvencionale. Edhe pse pak kush beson se mund ta bëjnë një gjë të tillë, Pheniani pretendon se një gjë të tille e ka bërë disa herë gjatë viteve të kaluara.
Agjencia më e madhe inteligjencës së Koresë së Veriut, e ka një celulë të veçantë e njohur si “Njësia 180” (Unit 180), e cila sipas të gjitha gjasave është përgjegjëse për disa prej sulmeve më të suksesshme kibernetike, shkruan Reuters duke cituar disa persona që kanë ikur në Korenë e Jugut, zyrtarë dhe ekspertë të sigurisë së internetit.
Raketat balistike
Koreja e Veriut ka zhvilluar sistemin e raketave balistike, të cilat i ka prodhuar me ndihmën e Rusisë dhe Kinës. Disa vlerësim tregojnë se Koreja e Veriut posedon mbi 600 raketa “Scud” me rreze të shkurtë veprimi, mbi 200 raketa “Nodong” dhe rreth 50 “Musudan” dhe “Teapodong”.
Këto armë do të mund t’i përdorte për armë bërthamore konvencionale e kimike rreth gadishullit Korean por edhe më gjerë, transmeton Telegrafi.
Kokat bërthamore
Koreja e Veriut, gjithashtu pretendon se ka prodhuar me sukses një version të reduktuar të kokave bërthamore që mund të montohen në raketat e saj. /Telegrafi/