Keith Lang dhe vajza tij Kayla, në oborrin e shtëpisë së tyre në Alberta të Kanadasë, kanë parë tre arinj që provonin të thyenin kafazin e shpezëve. Ai ka bërtitur dhe i ka rënë borisë, në përpjekje që t’i largojë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse dy janë larguar, njëri ka qenë më këmbëngulës dhe ka hyrë disa herë në oborr në përpjekje që të zë ndonjë pre.
“Janë tre arinj që po përpiqen të mi marrin rosat”, dëgjohet duke thënë Keith, ndërsa ndodhet në veturë, pak metra larg kafshëve grabitqare. /Telegrafi/