Telegrafi

Tre anëtarë të një familje në New Jersey humbin jetën nga coronavirusi – katër tjerë janë në gjendje kritike – 20 në karantinë

Një familje në New Jersey është bërë kryelajm në mediat amerikane, kjo për faktin se tre anëtarë të saj ishin infektuar me coronavirus fillimisht dhe më pas kishin humbur jetën.

Grace Fusco, 73-vjeçe ndërroi jetë, pak orë pasi i biri i saj Carmine Fusco humbi betejën me COVID-19, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq edhe motra e Carmine dhe njëherit e bija e Grace, Rita Fusco-Jackson, 55-vjeçe, ndërroi jetë. Ajo kishte rezultuar pozitive në testin e coronavirusit.

Familja Fusco, New Jersey -SHBA

Sipas avokatit të kësaj familje, Grace kishte vdekur pasi një javë e kishte kaluar duke jetuar me ventilator që e ndihmon të marrë frymë më lirshëm. Ajo madje ndërroi jetë pa e ditur se dy fëmijët e saj kanë ndërruar jetë para se ajo të vdiste.

Grace (nga ana e majtë) ndërroi jetë pas një jave plotë mundime

Në anën tjetër katër anëtarë tjerë të familjes janë hospitalizuar në New Jersey – që të gjithë të infektuar me COVID-19 dhe janë në gjendje kritike.

Carmine Fusco,,është anëtari i dytë i familjes që ndërroi jetë nga coronavirusi

E 20 anëtarë tjerë të familjes janë futur në karantinë në shtëpinë e tyre, si preventivë që të mos përhapjet më tutje coronavirusi. /Telegrafi/

Rita Fusco-Jackson, 55-vjeçe, viktima e tretë e coronavirusit nga kjo familje në New Jersey