Një familje në New Jersey është bërë kryelajm në mediat amerikane, kjo për faktin se tre anëtarë të saj ishin infektuar me coronavirus fillimisht dhe më pas kishin humbur jetën.
Grace Fusco, 73-vjeçe ndërroi jetë, pak orë pasi i biri i saj Carmine Fusco humbi betejën me COVID-19, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq edhe motra e Carmine dhe njëherit e bija e Grace, Rita Fusco-Jackson, 55-vjeçe, ndërroi jetë. Ajo kishte rezultuar pozitive në testin e coronavirusit.
Sipas avokatit të kësaj familje, Grace kishte vdekur pasi një javë e kishte kaluar duke jetuar me ventilator që e ndihmon të marrë frymë më lirshëm. Ajo madje ndërroi jetë pa e ditur se dy fëmijët e saj kanë ndërruar jetë para se ajo të vdiste.
Në anën tjetër katër anëtarë tjerë të familjes janë hospitalizuar në New Jersey – që të gjithë të infektuar me COVID-19 dhe janë në gjendje kritike.
E 20 anëtarë tjerë të familjes janë futur në karantinë në shtëpinë e tyre, si preventivë që të mos përhapjet më tutje coronavirusi. /Telegrafi/