Telegrafi

Tre aksidente me motoçikleta

Siç informojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme për disa orë janë regjistruar tre aksidente me mopedë dhe motoçikleta ku janë lënduar tre persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksidenti parë është regjistruar në Kumanovë, ku një person minoren që ka drejtuar mopedin është përplasur me një veturë, ku drejtuesi i mopedit ka pësuar thyerje të ashtit klavikluar dhe është mbajtur në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Ergi të Manastirit, ku një person i moshës 62 vjeçare, i cili me mopedin “Tomos” ka dalur nga rruga. Mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda, gjegjësisht dy brinjë të thyera.

Aksidenti i tretë është regjistruar në Koçan, ku person në moshë 33 vjeçare ështv rrokulluer me motoçikletë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën mjekësore në Shtip për trajtim mjekësor./Telegrafi/