Site icon Telegrafi

Tre agjentë të FSB-së ruse arrestohen për vjedhjen e rreth 1 milion dollarëve

Gjykata Ushtarake ruse nën akuzën për mashtrim në shkallë të gjerë, ka kërkuar arrestimi e tre agjentëve të Shërbimit rus të Sigurisë (FSB).

Oficeret e FSB-së, koloneli Yuri Kravchenko, i cili është shef i Departamentit të Aviacionit të FSB-së, nënkolonel Artem Sokhin, ndihmës shef i Departamentit të Aviacionit dhe major Sergei Romanov, akuzohen për vjedhjen e 64 milionë rublave [880 mijë dollarë].

Sipas hetimeve tre oficeret e FSB-së kishin vjedhur këto para gjatë lidhjes së kontratës me kompaninë AS Stroy nga Stavropol, kontratë e cila parashihte ndërtimin e një kompleksi të depove për ruajtjen e pajisjeve të aviacionit.

Lexo po ashtu Korruptohen dy oficerë të inteligjencës ruse, zhvatën rreth 1 milion euro

Tre të pandehurit e kishin hedhur poshtë akuzën dhe kishin deklaruar se depot ishin ndërtuar dhe kushtet e kontratës ishin përmbushur.

Raportimet e medieve dhe organizatave të pavarura në Rusi, për nivelin e lartë të keqpërdorimeve në shërbimet inteligjente ruse, nuk janë të pakta, por përfundimi i tyre në organet ruse të drejtësisë është edhe më i pakët.

Në opinionin rusë është krijuar përshtypja që arrestimi i keqpërdoruesve bëhet vetëm atëherë kur oficeret e shërbimeve inteligjente ruse nuk janë në një vijë me politikat e Vladimir Putinit dhe partisë së tij “Rusia e Bashkuar”. /Ballkani/

Exit mobile version