Tre adoleshentë finlandezë janë burgosur pasi torturuan për vdekje një nxënës 16-vjeçar pranë Helsinkit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një gjykatë finlandeze i dënoi të tre adoleshentët me dënime me burg nga tetë vjet e dy muaj deri në dhjetë vjet e një muaj.
Vrasja e nxënësit në dhjetor të vitit 2020 dhe gjykimi pasuese e kanë tronditur Finlandën për shkak të moshës së viktimës dhe vrasësve të tij.
Të pandehurit, të cilët kanë lindur në vitin 2004, u akuzuan se e kishin ngacmuar atë për disa muaj, para se ta rrahnin brutalisht për vdekje.
Gjykata në Helsinki dëgjoi se adoleshentët e kishin sulmuar ish-shokun e tyre të klasës për disa orë para se ai të vdiste. /Telegrafi/