Një përkrahës i shquar i teorisë së komplotit QAnon ka pranuar një marrëveshje fajësie në gjykatën federale për përfshirjen e tij në trazirat e Kapitolit amerikan.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Jacob Anthony Chansley ishte njëri prej mijërave mbështetësve të ish presidentit amerikan Donald Trump, që u përpoqën të parandalonin Kongresin Amerikan të certifikonte zgjedhjet e vitit 2020.
Chansley u deklarua fajtor të premten për një akuzë penale për pengim të një procesi zyrtar.
Gati 600 persona janë akuzuar në hetimin federal për trazirat.
Chansley u bë ‘de facto’ fytyra e këtyre trazirave, i fotografuar me një mbulesë koke me lëkurë ariu dhe dhe brirë, i pikturuar në fytyrë me flamurin amerikan. Ai e quajti vetën “QAnon Shaman”. /Telegrafi/